Mëngjesi i kësaj të premteje ishte një zgjim tmerri për të moshuarin Hysen Grami. Banesa e tij, në afërsi të zonës së Krastës në Elbasan u përfshi nga flakët Fatmirësisht, i moshuari nuk pësoi lëndime, por flakët e kanë lënë në qiell të hapur. I moshuari jetonte i vetëm dhe mësohet se nga pakujdesia me mjetet elektrike, shkaktoi zjarrin që i shkrumboi pjesërisht shtëpinë, duke e bërë tashmë të pabanueshme. Flakët më së shumti janë përhapur në kuzhinë. I moshuari ia ka arritur të dalë në kohë jashtë banesës dhe të njoftojë zjarrfikësit për shuarjen e zjarrit.