Një mobilieri pranë gjimnazit “Halim Xhelo” në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte. Mobileria është në pronësi të shtetasit me inicialet R.Sh., ndërkohë që zjarri dyshohet te jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarje ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat ishin përhapur me shpejtësi. Fatmirësisht, nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.