Një banesë është shkrumbuar nga flakët në lagjen Savër të Lushnjës, mëngjesin e së premtes. Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati rreth orës 07:00 dhe shkak dyshohet se ka qenë një rrjedhje në bombolën e gazit, që ishte ndezur. Menjëherë familjaret kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Sikurse shihet edhe nga pamjet si pasojë e flakëve janë djegur disa orendi shtëpiake. Ndërhyrja në kohë e ekipit zjarrfikës ka bërë të mundur frenimin e përhapjes së flakëve edhe në apartamentet e tjera ngjitur me banesën që u përfshi nga zjarri. Përhapja e zjarrit mund të kishte shkaktuar pasoja të rënda edhe për familjet e tjera, por fatmirësisht u lokalizua shpejt.