Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në fshatin Drojë të Kurbinit. Flakët janë shfaqur fillimisht në shkurre dhe ferra, ndërsa më pas janë përhapur në një masiv pyjor privat. Si pasojë e zjarrit janë djegur edhe disa koshere bletësh. Situata është bërë shqetësuese pasi flakët ndodhen pranë disa banesave, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.