Agjencia Kombëtare e Ujesjellës Kanalizimeve dhe Trajtimit të Mbetjeve ka reaguar në lidhje me lajmin e bërë publik në lidhje me falimentimin e Ujësjellësit të Durrësit. AKUM sqaron se vendimi i Asamblesë aksionare të Ujesjellës Kanalizimeve Durrës, për “Përfundimin e aktivitetit dhe prishjen e shoqërisë” nuk ka lidhje me falimentimin e saj, por me procesin e riorganizimit të shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve në të gjithë vendin.