24 orë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish krerët e UÇK, kreu i PDK, është pyetur para mbledhjes së Kryesisë për shkrirjen e Speciales. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se nuk përjashton asnjë veprim të mundshëm demokratik dhe ligjor në lidhje me nismat eventuale për zhbërjen e Gjykatës Speciale. “Të gjitha mjetet demokratike e ligjore janë të mundshme” Hamza shtoi se partia do ta diskutojë në mënyrë të detajuar situatën pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.