Top News- Shkrimtari ‘vizionar’ fiton Nobelin / Çmimi për letërsinë i shkon hungarezit Krasznahorkai
09/10/2025 14:40

Shkrimtari hungarez Laszlo Krasznahorkai fitoi Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2025, tha organi që jep çmimin të enjten, "për veprën e tij bindëse dhe vizionare që, në mes të terrorit apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit". "Laszlo Krasznahorkai është një shkrimtar i madh epik në traditën e Evropës Qendrore që shtrihet nga Kafka te Thomas Bernhard, dhe karakterizohet nga absurdizmi dhe tepria groteske", tha Akademia në një deklaratë. Ai është hungarezi i dytë që fiton çmimin e dhënë nga Akademia Suedeze, pas Imre Kertesz në vitin 2002. Krasznahorkai lindi në qytetin e vogël Gyula në Hungarinë juglindore, pranë kufirit rumun. Romani i tij i vitit 1985, Satantango, zhvillohet në një zonë rurale po aq të largët dhe u bë një sensacion letrar në Hungari. Krasznahorkai ka patur një partneritet të ngushtë krijues me regjisorin hungarez Bela Tarr. Disa nga veprat e tij janë adaptuar në filma. Të përcaktuar në testamentin e shpikësit të dinamitit dhe biznesmenit suedez Alfred Nobel, çmimet për arritjet në letërsi, shkencë dhe paqe janë dhënë që nga viti 1901. Fituesit e mëparshëm të çmimit të letërsisë prej 11 milionë kronash suedeze përfshijnë romancierin dhe shkrimtarin amerikan Ëilliam Faulkner, kryeministrin britanik të Luftës së Dytë Botërore Ëinston Churchill, Orhan Pamuk të Turqisë dhe Jon Fosse të Norvegjisë. Gjatë viteve, zgjedhjet e bëra nga Akademia Suedeze kanë tërhequr po aq shumë zemërim sa edhe duartrokitje. Në vitin 2016, çmimi për kantautorin amerikan Bob Dylan shkaktoi kritika se vepra e tij nuk ishte letërsi e mirëfilltë, ndërsa çmimi i austriakut Peter Handke gjithashtu u kritikua në vitin 2019. Handke kishte marrë pjesë në funeralin e ish-presidentit jugosllav Slobodan Millosheviq, në vitin 2006, i cili nga shumë njerëz shihej si përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve etnikë në Kosovë dhe zhvendosjen e pothuajse 1 milion të tjerëve gjatë një luftës së viteve 98-99. Fituesit e çmimeve janë akuzuar edhe në të kaluarën se janë snobistë, se kanë paragjykime antiamerikane dhe se kanë injoruar disa nga gjigantët e letërsisë, përfshirë Lev Tolstoy të Rusisë, Emile Zola të Francës dhe James Joyce të Irlandës.

Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00