Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Lumir Abdixhiku, kanë biseduar mbrëmjen e së mërkurës për “emra konkretë” për presidentin e ardhshëm, por nuk pranuan t’i bëjë të ditur ata për shkak të “ndjeshmërisë” së bisedimeve. pas takimit Kurti tha se diskutimet për presidentin do të vazhdojnë dhe se besimi mes palëve është rritur.