Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës në raportin vjetor ka kritikuar trajtimin e emigrantëve në kufijtë evropianë, duke e cilësuar atë çnjerëzor. Në këtë raport shkruhet për dhunën e ushtruar ndaj emigrantëve nga policia ose rojet kufitare, duke përdorur fjalë si: grushta, shuplaka, goditje me shkopinj dhe sende të tjera të forta.