Top News – Shkopinj gome e gaz lotsjellës, rrihen pa mëshirë emigrantët e nisur drejt SHBA-së
18/01/2021 12:58

Karvani i emigrantëve nga Amerika qendrorë i drejtuar për në SHBA është bllokuar në Guatemalë, ku forcat e rendit krijuan një barrikada njerëzore në rrugën e tij dhe u vërsulën mbi turmën me shkopinj gome e gaz lotsjellës. Qeveria vendase deklaroi se nuk ka për të pranuar asnjë “lëvizje masive të paligjshme njerëzish”. Rreth 7 mijë emigrantë, shumica nga Hondurasi, po lëvizin së bashku me shpresën të mbërrijnë Shtetet e Bashkuara në një përpjekje për t’i shpëtuar skamjes e dhunës. Shpresat e tyre janë të mbërrijnë në Meksikë e prej andej, në kufirin me SHBA-në. Por në Guatemalë, hovi I tyre u frenua. Disa prej emigrantëve që tentuan të kalonin një gardh rrethues, u rrahën egërsisht nga policët. Çdo vit, dhjetëra mijëra emigrantë nga Amerika Qendrore I hyjnë rrugëtimit të rrezikshëm drejt Shteteve të Bashkuara, duke lëvizur shumica në këmbë. Këto grupe njerëzish tani njihen si “karvanë të emigrantëve”. Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, është zotuar t’i japë fund politikave të rrepta anti-emigracionit të paraardhësit te tij, Donald Trump. Megjithatë, edhe administrata e Bidenit, që bën betimin të mërkurën, I ka paralajmëruar emigrantët të mos e ndërmarrin rrugëtimin e rrezikshëm, sepse siç thotë ajo, [politikat e emigracionit në SHBA nuk do të ndryshojnë brenda natës.

Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
Top News – Gjermania dëbon shqiptarët. Më të refuzuarit për leje qëndrimi pas gjeorgjianëve
25/02 11:26
DIGITALB DIGITALB