Një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar Tempulli, u vendos në pranga mëngjesin e kësaj të hëne në aeroportin Nënë Tereza në Rinas. Shërimet policore u njoftuan se përmes kësaj pike kufitare, në vendin tonë do të futej një person i shpallur në kërkim, për pasojë intensifikuan kontrollet dhe vendosën në pranga 19 vjecarin Luis Nelaj. Ky i fundit u shpall në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i 19 vjecarit e coi numrin e të arrestuarve në 91 në qarkun e Tiranës, ndërkohë që vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjsisë të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.