Top News/ Shkon në 39 mijë numri i viktimave në Gaza/ Dhjetëra viktima nga sulmet izraelite në kampe
20/07/2024 22:40

Ka shkuar në 39 mijë numri I viktimave palestineze, të vrara nga sulmet izraelite. Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës tha në një deklaratë se kjo është shifra e 10 muaj luftimesh, ku vetëm në 48 orët e fundit janë vrarë rreth 100 persona, shumica prej tyre civilë të pafajshëm. Sipas po të njëjtave burime, të paktën 13 persona u vranë në tre sulme ajrore izraelite që vunë në shënjestër kampet e refugjatëve në Gazën qendrore të shtunën gjatë natës, ndërsa bisedimet për armëpushim në Kajro duket se po shënojnë përparim. Midis viktimave në këtë kamp ishin tre fëmijë dhe një grua. Nga ana tjetër, të paktën 25 persona u vranë në bastisjet izraelite të nisura në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rripin e Gazës, dhe 5 persona humbën jetën pas një sulmi në lagjen Sheikh Radwan të qytetit të Gazës (në veri). 4 të tjerë, duke përfshirë dy fëmijë, ndërruan jetë në një sulm në Jabalia (veri). Mbi 10 viktima janë shënuar edhe në kampet Nuseirat e Khan younis, si pasojë e sulmeve ajrore me drone. Gjatë natës, luftëtarët izraelitë goditën depot e armëve të Hezbollahut në Tayr Harfa dhe Blida, në Libanin jugor.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50