Shkolllat rihapen të hënën, me 22 shkurt, u bë e ditur nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi. Duke iu drejtuar të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve, ajo fillimisht i falënderon ata “për mirëkuptimin dhe sakrificën e treguar gjatë kësaj jave, në të cilën përveç situatës së rënduar nga pandemia e COVID-19”, janë shtuar edhe problematikat e një moti të acartë në të gjithë vendin.