Ministria e Arsimit njoftoi se viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator, ndërsa ka theksuar se në datën 31 gusht deri në 11 shtator, do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm me nxënës të klasave nga 1-5, të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online.