“Shkollat digjitalë te Piramida e Tiranës synojnë që t’u japin mësim 20 mijë fëmijëve në vit”, kështu ka deklaruar kryebashkiaku Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ai tha se vetëm 14% e ambienteve të Piramidës janë dhënë me qira me ofertën më të lartë për bizneset, të ardhurat e të cilave shkojnë për të ofruar bursa falas për fëmijët që marrin kurse digjitale.