Një plagosje me armë zjarri ndodhi pak pas mesnate në Berat. Fabjel Toska, I njohur dhe me mbiemrin Xhindi u paraqit në spital me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Ngjarja mësohet se kishte ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit. Një grup hetimor nisi punën për sqarimin e plotë të rrethanave të plagosjes si dhe kapjen e autorëve. Paraprakisht dyshohet se gjithçka nisi pas një sherri paraprak mes 37-vjeçarit Fabjel Toska dhe disa personave të tjerë ende të paidentifikuar.