Një incident i pazakontë është regjistruar në një restorant që shërbente sushi në Hong Kong. Një klient zbuloi një parazit të gjallë duke lëvizur në pjatën që sapo i ishte servirur nga stafi i lokait. Ngjarja sipas raportimeve ndodhi të premten e kaluar ndërsa klienti sapo konstatoi parazitin e filmoi. Paraziti u shfaqë në mes copave të sushit. I tronditur nga ajo që pa, klienti regjistroi në telefon momentin dhe e publikoi në rrjetet sociale, ku pamjet u përhapën me shpejtësi dhe u bënë virale.