Kryeministri australian Anthony Albanese është përballur me protesta dhe thirrje kundër tij gjatë një vizite në një xhami në Sidnej. Ai mori pjesë në faljet e Bajramit në xhaminë Lakemba, një nga më të mëdhatë në vend, së bashku me ministrin e Brendshëm, pas një ftese nga drejtuesit e komunitetit. Gjatë aktivitetit, disa pjesëmarrës e akuzuan qeverinë si mbështetëse të gjenocidit, duke kërkuar largimin e tij. Një person u shoqërua nga policia pas incidenteve, ndërsa tensionet lidhen me pakënaqësinë e komunitetit mysliman për qëndrimin e Australisë ndaj luftës në Gaza dhe rritjen e islamofobisë në vend.