Deputeti i Partisë Demokatike Dashnor Sula, në shenjë proteste për të kundërshtuar rritjen e cmimeve të hidrokarbureve, por edhe të produkteve ushqimore, u shfaq me një shportë me ushqime në Kuvend. Shporta që mbante në dorë, përmbante produktet bazë për qytetarët, si miell, vaj, qumësht, sheqer e oriz. Në ambienet e jashtme të Kuvendit, deputeti i opozitës u shpreh se ai ka vendosur të vijë me shportë në seancën plane të kësaj të enjte, në shenjë proteste për rritjen e pabërballuehsme të cmimeve.