Rreth 500 metra rrugë tokësore janë shkëputur, së bashku me një masiv mali, në fshatrat Bashaj dhe Matogjin. Si pasojë, dhjetëra familje të fshatit Bashaj kanë mbetur të izoluara dhe ndodhen në kushte të vështira. Banorët kanë mbetur pa ushqime dhe pa ujë të pijshëm, pasi prej 5 ditësh, që nga shkëputja e parë e masivit të malit, është dëmtuar edhe tubacioni i ujit të pijshëm, duke e lënë fshatin Bashaj pa furnizim me ujë.