Një banesë në zonën e ish-Kënetës në Durrës është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele. Zjarri erdhi si pasojë e shkëndijës elektrike, fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar. Pas marrjes së njoftimit, efektivët zjarrfikës të Durrësit ndërhynë duke shuar flakët. Grupi hetimor do të vijojë me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.