Top News – Shkëncëtarët ‘hipersonikë’, tradhtarë/ Rusia, akuza për tre akademikë, punuan për Kinzhal
19/05/2023 08:00

Tre akademikë rusë që kanë punuar në teknologjinë e raketave hipersonike përballen me akuza shumë të rënda, tha kremlini së fundmi, në kuadër të një hetimi për tradhëti që ka ndezur sirenat e alarmit në komunitetin shkencor të rusisë. Zëhdënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha se ai ishte në dijeni për një letër të hapur të dërguar nga shkencëtarët e Siberisë, në mbrojtje të akademikëve, por se rasti ishte në duart e shërbimeve të sigurisë. Në letrën e publikuar këtë të hënë, kolegët e Anatoly Maslov, Aleksander Shiplyuk dhe Valery Zveginstev, protestonin për pafajësinë e tyre dhe nënvizonin se prokuroria rrezikonte ti shkaktonte dëme të pariparueshme shkencës ruse. “Ne njohim secilin prej tyre si patriotë, si njerëz të ndershëm, që nuk janë në gjendje të bëjnë atë për të cilën autoritetet dyshojnë”, thuhej në letër. Atje përmendej edhe rasti i Dmitry Kolker, një tjetër shkencëtar nga siberia, që ishte arrestuar vitin e kaluar nën dyshimin për tradhëti dhe ishte dërguar në moskë pavarësisht se vuante nga kanceri i avancuar në pankreas. Kolker, një specialist lazeri, vdiq dy ditë pas arrestimit. Tani, shkencëtarët rusë, thonë se jo vetëm janë të shqetësuar për kolegët e tyre, por edhe se vetë ata nuk dijnë si ta kryejnë punën e tyre...Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se rusia është lider global për sa i takon raketave hipersonike, të afta të udhëtojnë me shpejtësi deri në Mach 10 për të evituar mbrojtjen ajrore armike. Të martën, ukraina tha se kishte mundur të shkatërronte gjashtë raketa të tilla në një natë të vetme, edhe pse rusia e hodhi poshtë këtë mundësi.

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09