Top News- Shkëmbyen zjarr me policinë/ Lihen në burg Amadeo Fufi dhe i dënuari me 7 vite burg
25/05/2026 12:59

23-vjeçari Amadeo Fufi, I cili u arrestua nga policia në Mamurras pasi shoqëronte personin në kërkim Leonard Demën dhe tentoi të përplaste efektivët blu duke iu rrezikuar jetën, do të qëndrojë në burg. Gjykata e Lezhës e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Amadeo Fufit dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Shtetit”. Në momentin e aksionit të policisë, Amadeo Fufi ishte I armatosur dhe iu ka drejtuar armën e zjarrit efektivëve. Sakaq, 23-vjeçari Leonard Dema u njoh me masën e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim pas plagosjes gjatë aksionit të policisë, ku shkëmbyen zjarr ndaj uniformave blu. Gjykata vendosi që ai të qëndrojë në burg me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai është dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Trentos për kryerjen e veprës penale “Tentativë vrasjeje”, të parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45