Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, ka ndëshkuar jo vetëm drejtuesit e mjeteve, por së fundmi edhe këmbësorët, të cilët jo në pak raste kanë qenë shkaktarë të aksideneve në rrugët e vendit. Në javën që lam pas, 84 masa administrative u vendosën për këmbësorët, të cilët nuk respektuan rregullat e qarkullimit rrugor.