Një tjetër person është proceduar penalisht për shkak se ka fotografuar votën e tij në Tropojë. 19-vjeçari me banim në fshatin Shoshaj akuzohet për kryerjen e veprës penale shkelja e fshehtësisë së votimit. Bëhet me dije se pasi ka fotografuar votën e ka publikuar në rrjete sociale.