Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi permes një reagimi në rrjetet sociale ka akuzuar mazhorancën se po bllokon ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e veprimtarisë së kompanisë shtetërore ‘KAYO’. Bardhi thekson se kërkesa e opozitës, e depozituar prej më shumë se tre javësh, duhej të shqyrtohej në Kuvend më 5 tetor, në përfundim të afatit ligjor, por sipas tij mazhoranca po kërkon shtyrjen e diskutimit.