Gjykata e Posaçme ka zbutur masat e sigurisë ndaj ish drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish drejtorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Erald Elezi. Të dy ish drejtorët ndodheshin me masën e sigurisë arrest shtëpie deri këtë të premte, kur gjykata vendosi detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit. Gjykata e arsyetoi vendimin me tejkalimin e afateve të masave të sigurisë.