Zyrtarët në indonezi kanë gjetur mënyra origjinale për të ndëshkuar ata që nuk respektojnë masat e distancimit social, që kanë si qëllim të pengojnë përhapjen e koronavirusit në vend. Ata, i detyrojnë shkelësit të recitojnë vargje të Kuranit, të qëndrojnë në shtëpi të magjepsura e madje edhe i turpërojnë publikisht ata në median sociale.