Dy shoferë janë arrestuar dhe 4 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pasi u kapën duke drejtuar motomjete pa patentë. Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve, në Belsh, Policia Rrugore ka evidentuar 6 raste të drejtimit të motomjeteve, pa leje drejtimi.