Top News/ Shkatërrohet rrjeti i kokainës në itali/ Burrë e grua rekrutonin të rinj nga Shqipëria
09/11/2024 13:20

Rekrutimet e të rinjve shqiptarë nga grupe kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, kryesisht cannabis sattiva në Britaninë e madhe, kanë qenë kryefjalë e medieve ndërkombëtare, sidomos atyre britanike. Nëpërmjet rrjeteve sociale e jo vetëm, grupet kriminale rekrutonin të rinj, për të punuar për ta në shtëpi bari. Por përballë këtij realitetit, duket se ka edhe një tjetër edhe më të rëndë, në Italinë Fqinje, rekrutimin e të rinjve shqiptarë për trafikim të kokainës dhe lëndëve të tjera psikotrope. Policia italiane ka goditur dy grupe kriminale të trafikut të drogës në zonën e Milanos. Aksionet e koduara “Thirrja” dhe “Rivendosja” morën udhë në muajin Shtator 2023 dhe në pranverën e këtij viti, teksa hetuesit mbajtën në shënjestër një grup të ri kriminal shqiptarësh, me baza në territoret e Neive, Castagnito dhe Magliano Alfieri. Sipas autoriteteve italiane bëhej fjalë për rekrutim të të rinjve shqiptarë, mes tyre edhe të mitur, për trafikim kokaine dhe lëndësh të tjera psikotrope. Gjithashtu u gjet edhe skema, teksa të dyshuarit pa precedentë penalë silleshin me viza turistike dhe banonin në territoret Magliano Alfieri dhe Mango. Pasi mbaronte periudha e tyre e "punës", ata ktheheshin në Shqipëri dhe zëvendësoheshin nga të rinj të tjerë. Organizata drejtohej nga një çift bashkëshortësh shqiptarë, rezidentë të rregullt në Itali, me banim në Castagnito. Në krye qëndronte burri 41-vjeçar. Mbikëqyrja dhe investigimi zbuluan se si i dyshuari rekrutonte të rinjtë bashkëkombas, se si u gjente makinat e shumta për punë dhe deri në zbulimin e bazës ku fshihej lënda narkotike. Në një nga ndërhyrjet u sekuestruan 344 gramë kokainë e futur në kavanoza. Karabinierët nuk ndërhynë menjëherë, por vijuan vëzhgimin, derisa gjetën edhe strehën e dytë, me rreth 683 gram kokainë të tjera dhe në total 1 kg drogë. Pas kësaj, u bë e mundur arrestimi I 41 vjeçarit shqiptar, dy 22-vjeçarëve, teksa në hetim është bashkëshortja e shqiptarit 30 vjeçe e kushëriri I saj 24 vjeç. Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe një 19 vjeçar e një tjetër 25 vjeç, të akuzuar për trafik droge.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11