Policia e Shkodrës ka çmontuar një grup kriminal në Shkodër që shpërndanin kokainë dhe kanabis, si dhe falsifikonin dokumente. Këtë të mërkurë ka rënë në pranga edhe anëtari I 4-t I këtij grupi kriminal. Policia bën me dije se ka Së fundmi dhe arrestuar 32-vjeçarin e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Triple”, i nisur në prill të vitit 2022.