Top News/ Shkarkon prokurorin e Përgjithshëm / Zelenski firmos dekretin, hetime për korrupsion
31/10/2024 16:27

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, ka shkarkuar zyrtarisht prokurorin e Përgjithshëm, Andriy Kostin, pasi hetimet zbuluan se shumë zyrtarë qeveritarë dyshohet se e shmangën shërbimin ushtarak duke pretenduar në mënyrë të rreme se ishin me aftësi të kufizuara. Zelensky nënshkroi të enjten dekretin për shkarkimin e tij, pasi Parlamenti i Ukrainës kishte votuar në favor dy ditë më parë. Kostin kishte thënë më herët se do të jepte dorëheqje për të marrë përgjegjësi politike, pas fillimit të hetimeve për korrupsion dhe për dyshimet se zyrtarët kishin shfrytëzuar hendeqe ligjore për të shmangur thirrjen në ushtri. Hetimet rishtazi gjetën se disa prokurorë publikë në rajonin perëndimor të Ukrainës, Hmelnitski, kishin lëshuar në mënyrë të parregullt dokumente që vërtetonin statusin e personave me aftësi të kufizuar. Kjo u kishte mundësuar atyre të merrnin benefite të veçanta nga shteti dhe të shmangnin shërbimin në ushtri njëkohësisht. Ky skandal ka nxitur kritika të mëdha në vend si edhe thirrje për hetime në gjithë vendin, në një kohë kur Ukraina ka vështirësi të zmbrapsë forcat ruse. Pas njoftimit të Kostin për dorëheqje, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal njoftoi se kishte shkarkuar disa zyrtarë të lartë të përfshirë në këtë skandal. Çështja e thirrjes në ushtri është bërë e ndjeshme në Ukrainë, pasi ushtria ukrainase po përballet me sfida të mëdha, sidomos me pakësim të numrit të trupave si pasojë e luftimeve. Rekrutuesit ushtarakë shfaqen shpesh nëpër evente publike për të vëzhguar nëse është duke u zbatuar ligji kontrovers për mobilizimin. Zelenski vetë e ka pranuar se ushtria ukrainase përballet me rrethana “shumë, shumë të vështira”.

Top Channel/ Gjashtë orë protestë në Tiranë. Incidente të vogla te Ministria e Arsimit
21/11 23:09
Top Channel/ Përpasje fatale në rrugën Fier-Seman, ndërron jetë i moshuari me biçikletë
21/11 23:03
Top News- Lejuan mishin brazilian / Shkarkohen nga puna 4 inspektorë të AKU në Durrës
21/11 20:55
Top Channel/ Golemi ankohet për tym e ndotje nga fabrikat e peletit
21/11 19:54
Top Channel/ Protesta në ditën 175-të. Marshimi nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
21/11 19:41
Top Channel/ Protestuesit me flamuj e thirrje janë zhvendosur në Bulevard para Kryeministrisë
21/11 18:07
Top Channel/ Bllokohet trafiku i makinave, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës
21/11 17:36
Top News – Bashkia Tiranë i përgjigjet Ramës. ‘Mos u merr me vendimet tona, nuk të takon!’
21/11 17:17
Top News – ‘Balluku nuk deklaroi 69 mijë euro’. Akuza e Bardhit- I shpenzoi për operacione plastike
21/11 17:16
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Seman, humb jetën 80-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë
21/11 17:13
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave, tension nëpër rrugë
21/11 16:45
Top Channel/ Protestuesit nëpër rrugë krijojnë zhurmë me vuvuzela e flakë me mjete rrethanore
21/11 16:42
Top Channel/ Protestuesit te rruga e Kavajës, hasen me kordonin e policisë dhe kthehen mbrapsht
21/11 16:41
Top News – Protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, largohen nga Ministria e Arsimit
21/11 16:24
Top Channel/ Protesta e studentëve, të rinjtë nisën marshimin nga Ministria e Arsimit
21/11 15:36
Top News – Porositë e Ramës për PS e Tiranës: Mos hiqni njeri nga puna se do e fitojmë kryeqytetin
21/11 15:31
Top Channel/ Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, delegatët e LSK mblidhen në Politeknik
21/11 15:14
Top News- Berat, sekuestrohen 14 pasuri / Apartamente e toka, produkt i trafikut të drogës në Europë
21/11 15:01
Top News- Në kërkim për abuzim me të mitur/ Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burgim
21/11 15:00
Top News- Shpërndanin kanabis në shkolla/Arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, procedohet shoku
21/11 14:59