Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, ka shkarkuar zyrtarisht prokurorin e Përgjithshëm, Andriy Kostin, pasi hetimet zbuluan se shumë zyrtarë qeveritarë dyshohet se e shmangën shërbimin ushtarak duke pretenduar në mënyrë të rreme se ishin me aftësi të kufizuara. Zelensky nënshkroi të enjten dekretin për shkarkimin e tij, pasi Parlamenti i Ukrainës kishte votuar në favor dy ditë më parë.