Rasti ‘Veliaj’ shënon precedent në shkarkimin e të zgjedhurve vendorë. Jo vetëm sepse për herë të parë këshilli i ministrave vendos të shkarkojë një kryebashkiak për të cilin nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë dhe prezumohet i pafajshëm; por edhe për faktin se procedurat për dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale po bazohen në një VKM, që Gjykata Kushtetuese e konsideron të pezulluar. Pas ankimimit të Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, u publikua regjistrimi i çështjes dhe u caktua relatore Sonila Bejtja. Neni 115 i Kushtetutës thotë se në momentin kur një i zgjedhur vendor ka pretendime për antikushtetueshmëri në procesi e ndjekur ndaj tij për shkarkim nga ekzekutivit, atëherë vendimi i qeverisë pezullohet deri në një vendimmarrje të organit më të lartë kushtetues në vend.