Rudina Hajdari u shkarkua si kryetare e grupit parlamentar opozitar, ndërsa është bërë publike edhe shkresa që shpjegon arsyet për shkarkimin e Rudina Hajdarit si si bashkëkryetare e Komisionit për reformën zgjedhore dhe zëvendësimin e saj me Myslym Murrizin. Ajo që bie në sy është se Murrizin e mbështesin jo vetëm anëtarët e grupit demokrat që drejton, por edhe dy kryetarët e grupeve parlamentare Nimet Musai dhe Edmond Stojku.