Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës ankimuan vendimin e Gjykatës Administrative, e cila refuzoi të shqyrtonte në themel padinë për dekretin e emërimit të Olsi Dados në detyrën e prokurorit. Veliaj pretendon se Dado është emëruar në kundërshtim me kriteret ligjore, pasi në vitin 2008 ai nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe, sipas padisë, nuk plotësonte asnjë kriter për t’u emëruar si prokuror. Gjykata Administrative nuk e morri në shqyrtim këtë çështje për mungesë legjitimiteti, ndaj mbrojtësit ligjorë të Veliajt ndërmorrën hapat për ta çuar në shkallën e dytë të gjyqësorit, me argumentin se kjo çështje shkon përtej interesit individual të Erion Veliajt.