Top News – Shiu shuan zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Asnjë vatër aktive gjatë 24 orëve
13/09/2026 11:41

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10 vatra zjarri, të cilat tashmë janë shuar plotësisht. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në të gjithë territorin e vendit nuk ka asnjë vatër aktive dhe asnjë vatër nën mbikëqyrje. Për menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve u angazhuan 174 forca operacionale, si edhe 14 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve kanë qenë edhe Forcat e Armatosura, me 27 efektivë, 3 mjete dhe një ambulancë. Në qarkun e Lezhës është shuar vatra në fshatin Gallatë të Bashkisë Kurbin, e cila kishte ardhur nga territori i Bashkisë Mat. Ndërsa në qarkun e Elbasanit është neutralizuar zjarri në Librazhd Katund, ku flakët kishin prekur bimësi me pisha. Në qarkun Gjirokastër është shuar zjarri në Bularat të Bashkisë Dropull, ndërkohë në qarkun Dibër janë shuar vatrat në Lundre–Madhesh, Cerrujë/Mali i Allushit dhe Selishtë. Edhe në qarkun Fier situata është normalizuar, pasi janë shuar zjarret në Bitaj të Bashkisë Lushnje dhe në Rërës të Bashkisë Patos. Për shuarjen e flakëve kanë ndihmuar edhe reshjet intensive të shiut gjatë natës që kanë kapluar disa zona të vendit këto dy ditët e fundit.

Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36
Top Channel/ Pas thirrjeve për bojkot në disa universitete, studentët drejtohen pranë Kryeministrisë
02/11 15:36
Top News – Grabitet banka në Tiranë. Me maskë dhe armë, autori largohet me monopatinë
02/11 15:34
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë. Kërcënon rojën e bankës, merr paratë. Arratiset me skuter
02/11 15:31
Top Channel/ Partitë, miliona lekë gjoba. KAS ndëshkon 13 parti për financat e zgjedhjeve
02/11 15:26
Top News – Hajdutët thyejnë banesën. Të moshuarës në Finiq i grabisin paratë e operacionit
02/11 15:23