Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve të zjarrit. Përgjatë 24 orëve të fundit, u evidentuan 28 vatra zjarri, nga të cilat katër vijojnë të mbeten aktive dhe tre nën monitorim. Ministria e Mbrojtjes njofton se në betejën për shuarjen e vatrave të zjarrit u angazhuan në terren 330 forca operacionale dhe 35 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 50 efektivë dhe 1 helikopter.