Ndonese podhimi i ullinjve kete vit ka qene i mbare, fermerve te Mallakastres nje pjese e prodhimit u ka mbetur ne shtepi. Shkak per kete eshte bere cmimi i ulet i shitjes se vajit te ullirit. Sipas tyre, nje liter vaj ulliri shitet nga 400 deri ne 500 leke, ndersa kostoja e prodhimit te tij eshte shume e larte. Ata theksojne se sezoni i vjeljes dhe perpunimit te ullirit eshte mundesia e vetme per ekonomine e fermereve ne kete zone. Vaji I ullirit qe prodhojne fermeret e kesaj zone eshte I nje cilesie teper te larte, ndersa vete rrethi I Mallakastres ka siperfaqen me te madhe te mbjelle me ullinj ne te gjithe vendin.