Për t'i ardhur në ndihmë të atit me kancer dhe për t’u bërë me fëmijë, një i ri shqiptar zgjodhi t’i futej rrugës së shitjes së drogës në Britaninë e Madhe. Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari me emrin Orest, mbiemri i të cilit nuk është bërë i ditur u arrestua nga policia në Cardiff në 27 Prill, pasi gjatë kontrollit iu sekuestrua kokainë. Oficerët e policisë kontrolluan edhe shtëpinë e të riut ku i gjetën më shumë se 2 mijë paund kesh dhe çelësat e një tjetër makinë, brenda së vilës kishte kokainë.