Një person i identifikuar si Genci Murati është arrestuar nga shërbimet e policisë së Lushnjes, pasi është zbuluar se kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike. Nga kontrolli i ushtruar në lokalin e 51-vjeçarit, në fshatin Barbullinjë, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, e cila është sekuestruar nga policia së bashku me 2 aparatë celularë. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", pas një pune të mirëfilltë policore dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. Ndërkohë që hetimet po zhvillohen nga Prokuroria.