Pas 4 muajsh hetime, Policia e Pogradecit ka finalizuar me sukses një operacion, duke goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike të llojit kokainë. Sipas njoftimit të policisë gjatë hetimeve u identifikuan 5 persona që merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Pogradecit. Katër prej tyre u arrestuan, ndërsa njëri është shpallur në kërkim.