Dy të rinj janë vënë në pranga në Vlorë pasi shisnin kanabis në doza në disa lagje në qytet. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Emiljan Islamaj, si dhe 22-vjeçarin Marjan Brahimaj, të dy banues në Vlorë. Uniformat blu bëjnë me dije se të arrestuarve iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në 126 doza të gatshme për shitje.