Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, të cilët u kapën duke tregtuar fenelina dhe mjete të tjera të ngjashme me ato të uniformave blu. Gjatë operacionit të koduar “Signals”, u zbuluan dy dyqane, ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm. Në pranga ranë dy persona, 23 dhe 41 vjeç, të cilët i shisnin këto pajisje pa asnjë dokumentacion dhe pa leje përkatëse. Gjatë kontrolleve në bizneset e tyre, në rrugën “Konferenca e Pezës”, u sekuestruan dhjetëra fenelina dhe pajisje të tjera. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.