Dy administratorë të dy subjekteve ekonomike që tregtoni dru zjarri në Librazhd janë proceduar në gjendje të lirë, pasi kryenin veprimtari në kundërshtim me ligjin. Sipas policisë, subjektet nuk bënin deklarimin e të ardhurave, të cilat i gjeneronin nga shitja e druve. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se ata kishin punësuar edhe dy persona jashtë rregullave ligjore, pasi nuk i kishin regjistruar.