Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor ‘Tentakulat’, për goditjen e një grupi kriminal të implikuar që prej vitit 2019, në shitje dhe trafikim të Cannabisit. Uniformat blu kanë identifikuar 10 pjesëtarë të grupit, të cilët e shitnin lëndën narkotike në lokale, në Tiranë, dhe e trafikonin në Kosovë. Në pranga janë vënë 5 shtetas, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë.