Kaosi i krijuar në seancë gjatë votimit të hartës së re administrative-territoriale u pasua me një kërkesë të Partisë Socialiste për përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve demokratë që ndërmorrën aksionin opozitar brenda parlamentit. Socialistët depozituan në Kuvend një shkresë përmes së cilës i kërkojnë sekretaritit të etikës të ndërmmarrë masa ndëshkuese ndaj kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi dhe deputetit Klevis Balliu. Me argumentin se sjellja e tyre ishte joparlamentare, të majtët kërkojnë përjashtimin me 60 ditë nga punimet parlamentare të Bardhit dhe Balliut. Një ditë më parë, gjatë votimit të hartës së re administrative-territoriale në sallën e seancave plenare, të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ish zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku. Prezenca e tyre ishte e domosdoshme për të plotësuar kuorumin e nevojshëm të votave për ndarjen e re të kufijve, por demokratët reaguan duke hedhur ujë dhe vezë në drejtim të shefit të ekzekutivit dhe ish zëvendëses së tij.