Top News- SHISH zgjeron fushën e veprimit/ Rol më të gjerë për sigurinë kibernetike e ekonomike
20/05/2026 22:19

Shërbimi Informativ i Shtetit pritet të zgjerojë akoma dhe më shumë fushën e veprimtarisë së tij. Një projektligji I cili u miratua në Këshillin e Ministrave për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Shërbimin informativ kombëtar, pritet të kaloj në Kuvend për diskutim e miratim, ku parashikohet që SHISH të ketë në fokus edhe kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike, asaj kibernetike dhe hibride, me impakt në mjedisin e sigurisë së vendit. Agjentët e SHISH tashmë do të kenë si prioritet edhe mbledhjen e informacioneve për kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike të vendit. Po ashtu me ndryshimet e propozuara në qeveria “SHISH-i ka të drejtë për akses në bazat e të dhënave shtetërore, i cili është i kufizuar sipas funksionit ligjor dhe rregullohet me marrëveshje ndërinstitucionale”. Ndërkohë që punonjësit e SHISH-it, propozohet që të, përjashtohen nga detyrimi për deklarimin e të ardhurave të përftuara nga paga, si dhe deklarimin e kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë. “Kontrolli vjetor i tyre kryhet nga struktura e posaçme në Shërbimin Informativ të Shtetit, sipas procedurave të përcaktuara me akt të brendshëm të drejtorit të SHISH-it”, thuhet në projektligj. Sa I takon pagës nisma ligjore parashikon ndryshime edhe për titullarët e këtij institucioni. “Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i SHISH-it përfitojnë pagë bazë, shtesë për vjetërsi dhe shtesë për natyrë të veçantë pune. Trajtimi financiar i tyre përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Drejtori dhe Zëvendësdrejtori trajtohen nga legjislacioni për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit.”, thuhet në draftin ligjor që qeveria I ka përcjellë Kuvendit për diskutim e më pas miratim.

Top News – Arrestohet edukatorja në Korçë. Dyshohet se dhunoi 4 vjeçarin, u kap nga kamerat
24/10 11:11
Top News – Mbyti babanë me tel. Vajza akuzohet për vrasje, nëna e saj për fshehje krimi
24/10 11:10
Top Channel/ Protesta, demokratët e Shkodrës dhe 4 bashkive të tjera të veriut nisen drejt Tiranës
24/10 11:08
Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52