Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian duket se po mbahet pezull nga mosmarrëveshjet ndërshtetërore dhe destabiliteti rajonal. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, në raportimin me dyer të mbyllura, përpara deputetëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, pasqyroi detaje të cilat po e mbajnë Shqipërinë ende në prag të integrimit në Bashkimin Europian. Bendo argumentoi se mosmarrëveshjet ndërshtetërore po shfrytëzohen nga vendet e treta për të mbajtur situatën në rajon të destabilizuar me qëllim pengimin apo shtyrjen në kohë të proceseve integruese në Bashkrimin Europian dhe NATO të vendeve të rajonit.