Elvis Lila do të ushtrojë përkohësisht kompetencat e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Hetimeve të SPAK ndaj numrit një të inteligjencës shqiptare, Vlora Hysenit, kryeministri Edi Rama ju përgjigj me lirimin e menjëhershëm të saj nga detyra. Propozimi për shkarkimin e Hyseni mbërriti brenda ditës në presidencë, dhe kreu i shtetit, Bajram Begaj firmosi pa vonesa dekretimin e lirimit të saj nga detyra.